... damit wir uns besser verstehen.
Përkthime profesionale gjermanisht↔shqip për biznese, sipërmarrës dhe profesionistë në Gjermani
Marrëdhëniet e biznesit ndërmjet Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkojnë komunikim të saktë dhe dokumente të përkthyera me profesionalizëm.
Ju mbështes me përkthime profesionale nga gjermanishtja në shqip dhe nga shqipja në gjermanisht për dokumente ekonomike, juridike dhe financiare.
Përvoja ime në fushën e ekonomisë, financave dhe terminologjisë profesionale më mundëson të kuptoj jo vetëm gjuhën, por edhe përmbajtjen dhe kuptimin e dokumenteve të biznesit.
Grin Verlag, München, 2005
Me rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ky fjalor shpjegues përmban termat bazë të përdoruara në fushën bankare në arealin gjermanofolës.
Termat profesionale janë të shoqërura me një shpjegim të shkurtër në gjuhën shqipe mbi përmbajtjen e tyre.
Biznes i madh, i vogël (subjekt i vetëm, ortakëri, sh.p.k.) profesioni të lirë.
Për hapjen e një biznesi ose ushtrimin e një profesioni të lirë në Gjermani duhet të përmbushen rregullat ligjore dhe të kryhen veprimet administrativo-ekonomike të caktuara.
Përkthime për marrëdhënie biznesi Gjermani–Shqipëri–Kosovë
Bashkëpunimi ndërmjet kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare kërkon më shumë se një përkthim fjalë për fjalë.
Dokumentet ekonomike dhe juridike duhet të përkthehen me saktësi dhe me njohuri të terminologjisë përkatëse.
Ju ndihmoj në komunikimin profesional ndërmjet:
kompanive gjermane dhe shqiptare
bizneseve në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë
sipërmarrësve shqiptarë në Gjermani
institucioneve dhe organizatave
Fushat e përkthimit për biznese
Dokumente të kompanisë
Përkthej ndër të tjera:
Ekstrakte nga regjistri tregtar (Handelsregisterauszüge)
Statute të kompanive
Kontrata themelimi
Vendime të ortakëve
Autorizime dhe prokura
Profile të kompanive
Vërtetime dhe dokumente zyrtare
Kontrata dhe dokumente biznesi
Përkthime profesionale të:
Kontratave të shitblerjes
Kontratave të bashkëpunimit
Kontratave të furnizimit
Kushteve të përgjithshme të biznesit (AGB)
Korrespondencës së biznesit
Marrëveshjeve ndërmjet kompanive
Falë njohurive në ekonomi dhe përvojës në sektorin financiar, ofroj përkthime të sakta për:
Dokumente bankare
Pasqyra financiare
Bilance vjetore
Raporte ekonomike
Dokumente tatimore
Tekste të tjera profesionale financiare
Ndër kërkesat më të zakonshme janë:
Kontrata biznesi
Dokumente të regjistrimit të kompanisë
Dokumente për banka dhe institucione financiare
Dokumente për bashkëpunime ndërkombëtare
Korrespondencë profesionale
Dokumente për autoritete dhe institucione
Nëse dokumenti juaj nuk është i përmendur këtu, mund të më kontaktoni për një vlerësim pa detyrim.
Përkthimet ekonomike dhe juridike kërkojnë jo vetëm njohuri të gjuhës, por edhe kuptim të saktë të fushës profesionale.
Si ekonomist i diplomuar, përkthyes i certifikuar dhe i betuar në gjykatë, bashkoj kompetencën gjuhësore me njohuritë në ekonomi, financa dhe terminologjinë juridike.
Eksperienca ime përfshin:
Ekonomist me shkollë të lartë (Diplom-Betriebswirt FH)
Përkthyes i betuar dhe i autorizuar në Gjermani
Ish-lektor në Universitetin Ludwig-Maximilians të Mynihut (LMU) për gjuhën ekonomike dhe juridike shqipe
Autor i fjalorëve profesionalë gjermanisht–shqip në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe financave
Përvojë shumëvjeçare në sektorin financiar
Anëtar i BDÜ (shoqatës federale të përkthyesve dhe interpretuesve)
Shërbimet e mia u drejtohen veçanërisht:
Kompanive shqiptare në Gjermani
Kompanive gjermane me partnerë shqiptarë
Sipërmarrësve dhe profesionistëve shqiptarë
Zyrave të avokatisë dhe noterëve
Institucioneve dhe organizatave
Përkthime të sakta për biznesin tuaj
Në dokumentet ekonomike dhe juridike, një përkthim i saktë është vendimtar.
Termat profesionalë duhet të kuptohen dhe të përkthehen në mënyrë të përshtatshme për sistemin gjerman dhe atë shqiptar.
Qëllimi im është t'ju ofroj përkthime profesionale, të besueshme dhe të përshtatura sipas kërkesave të biznesit tuaj.
Keni nevojë për përkthimin e dokumenteve të biznesit?
Dërgoni dokumentet tuaja me e-maili ose WhatsApp. Pas shqyrtimit të tyre do të merrni një ofertë pa detyrim, së bashku me informacion mbi afatin e përkthimit dhe koston.
👉 DREJTËSI 👉 EKONOMI 👉 PËRKTHIME TË LEGALIZUARA 👉 NJOHJE E PROFESIONIT