... që të kuptohemi më mirë.
SHQIP
Keni nevojë për një përkthim profesional nga shqipja në gjermanisht ose nga gjermanishtja në shqip?
Ju mbështes me përkthime të sakta dhe përkthime të vërtetuara zyrtarisht për persona privatë, kompani, institucione shtetërore, gjykata dhe organizata.
Zyra ime ndodhet në Olching, pranë Mynihut. Nga aty u ofroj shërbime klientëve nga Mynihu, Bavaria dhe e gjithë Gjermania – personalisht me takim ose të thjeshtë dhe shpejt nëpërmjet e-mailit dhe WhatsApp-it.
Si përkthyes i emëruar zyrtarisht dhe i betuar për gjuhën shqipe dhe gjermane, ofroj përkthime me saktësi të lartë gjuhësore dhe kompetencë profesionale në fushat e së drejtës, ekonomisë, financave dhe komunikimit me autoritetet.
Një përkthim profesional nuk konsiston vetëm në përkthimin e fjalëve, por në përcjelljen e saktë të përmbajtjes, kontekstit dhe kuptimit të një teksti.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për certifikata, dokumente juridike, dokumentacion ekonomik ose shkresa zyrtare, përveç njohurive të shkëlqyera gjuhësore kërkohen edhe ekspertizë profesionale dhe përvojë praktike.
Kualifikimi im i veçantë bazohet në kombinimin e elementëve të mëposhtëm:
Ekonomist i diplomuar (FH)
Përkthyes i emëruar zyrtarisht dhe i betuar, i regjistruar në regjistrin zyrtar të përkthyesve dhe interpretëve të Gjermanisë → www.justiz-dolmetscher.de
Anëtar në BDÜ (Shoqata Federale e Intepretëve dhe Përkthyesve e.V.) → BDÜ-Datenbank
Përvojë profesionale në sektorin bankar
Autor i fjalorëve profesionalë gjermanisht–shqip në fushën e së drejtës dhe ekonomisë
Përvojë shumëvjeçare në përkthimin e teksteve të specializuara dhe komplekse
Ky kombinim më mundëson të ofroj përkthime që janë njëkohësisht nga ana gjuhësore të sakta, terminologjikisht të qëndrueshme dhe profesionalisht të besueshme.
Angazhimi im i vazhdueshëm në fushën e terminologjisë profesionale pasqyrohet edhe në botimet e mia.
Si autor i fjalorëve profesionalë gjermanisht–shqip në fushën e së drejtës dhe ekonomisë, prej shumë vitesh merrem me përkufizimin, sistematizimin dhe përcjelljen e saktë të terminologjisë juridike dhe ekonomike.
Kjo ekspertizë pasqyrohet drejtpërdrejt në punën time të përditshme si përkthyes, veçanërisht në përkthimin e dokumenteve komplekse juridike, ekonomike dhe financiare, ku saktësia terminologjike është thelbësore.
Helmut Buske Verlag, Hamburg, 2008
Me rreth 28.000 lema dhe shprehje, ky fjalor përmbledh konceptet më të rëndësishme juridike të gjuhës shqipe dhe të gjuhës gjermane.
Çdo lemë është e pajisur me të dhënat e rëndësishme gramatikore.
Pasqyrat e fjalëve plotësohen nga artikulli »E drejta shqiptare në pamje të përgjithshme« nga Wolfgang Stoppel, ish-gjyqtar drejtues në Gjykatën Federale të Patentave në Mynih.
Grin Verlag, München, 2005
Me rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ky fjalor shpjegues përmban termat bazë të përdoruara në fushën bankare në arealin gjermanofolës.
Termat profesionale janë të shoqërura me një shpjegim të shkurtër në gjuhën shqipe mbi përmbajtjen e tyre.
Falë formimit tim në fushën e ekonomisë së biznesit dhe përvojës sime profesionale në sektorin bankar, një fokus i veçantë i punës sime janë përkthimet profesionale në fushën ekonomike dhe financiare.
Mbështes kompani dhe profesionistë me përkthime të:
dokumenteve financiare
dokumenteve bankare
dokumenteve të biznesit
kontratave
profileve të kompanive
teksteve profesionale ekonomike
Për më shumë informacion vizitoni faqen → Ekonomi & biznes.
Përkthimet juridike kërkojnë një saktësi të veçantë dhe njohuri të thelluara të terminologjisë ligjore.
Përkthej ndër të tjera:
kontrata
dokumente noteriale
autorizime dhe prokura
vendime gjyqësore dhe dokumente të gjykatave
dokumente dhe shkresa juridike
Për më shumë informacion vizitoni faqen → Drejtësi.
Përgatis përkthime të legalizuara për autoritete, gjykata, universitete dhe institucione të tjera.
Këtu përfshihen veçanërisht:
certifikata lindjeje
certifikata martese
dokumente divorci
dëftesa, dëshmi shkollimi dhe diploma
leje drejtimi
dokumente të gjendjes civile
vërtetime zyrtare
dokumente të tjera administrative
Për më shumë informacion vizitoni faqen → Përkthime të legalizuara.
Ju mbështes me përkthime për procedurat e njohjes profesionale, universitetet dhe institucionet shtetërore.
Këtu përfshihen:
dëftesa shkollore
diploma universitare
diploma profesionale
dëshmi pune
dëshmi kualifikimesh
vërtetime dhe certifikata
Për më shumë informacion vizitoni faqen → Njohje e profesionit.
Çdo kërkesë për përkthim shqyrtohet në mënyrë individuale.
Unë kontrolloj dokumentet dhe vlerësoj punën e nevojshme.
Ju merrni një ofertë të qartë dhe transparente.
Pas porosisë, përkthimi përgatitet në mënyrë profesionale dhe me kujdes të veçantë.
Kostoja e një përkthimi varet nga faktorë të ndryshëm, veçanërisht nga lloji i tekstit, vëllimi i dokumenteve, fusha profesionale dhe koha e nevojshme për përpunim.
Pas shqyrtimit të dokumenteve tuaja, do të merrni një ofertë individuale dhe transparente.
Mos hezitoni të më dërgoni dokumentet tuaja me e-mail ose WhatsApp!
Keni nevojë për një përkthim të vërtetuar Shqip–Gjermanisht ose Gjermanisht–Shqip?
Më dërgoni kërkesën tuaj me e-mail ose WhatsApp. Me kënaqësi do t’ju jap një vlerësim të shpejtë lidhur me punën e nevojshme, procedurën dhe kostot.
Unë mbështes persona privatë, autoritete, gjykata, zyra avokatie dhe kompani me përkthime profesionale dhe të sakta në fushat e së drejtës, ekonomisë dhe përkthimeve të legalizuara zyrtarisht.
Dritan Halili
Përkthyes i emëruar zyrtarisht dhe i betuar për gjuhën shqipe
Adresa
Charlottenstraße 11
82140 Olching (pranë Mynihut)
Telefon
+49 (0) 8142 30 58 378
Celular / WhatsApp
+49 (0) 176 46 68 52 05
E-mail
albanisch-de@gmx.de
Dërgoni thjesht një foto të dokumenteve tuaja përmes WhatsApp. Do t’ju informoj me kënaqësi për hapat e mëtejshëm dhe për vlerësimin e punës së nevojshme.
Regjistri zyrtar i drejtësisë: www.justiz-dolmetscher.de
Anëtar i BDÜ (Bundesverband der Dolmetscher und Übersetzer e.V.)
Diese Seite auf Deutsch 👉 https://www.dritan-halili.de/DEUTSCH
👉 DREJTËSI