... damit wir uns besser verstehen.
Përkthyes i betuar për gjuhën shqipe – Dritan Halili
Keni nevojë për një përkthim zyrtar të certifikuar (me vulë) apo për ndihmë profesionale në Gjermani? Si Përkthyes i Betuar dhe Ekonomist i diplomuar, ju ofroj shërbime korrekte, të shpejta dhe me njohje zyrtare në të gjitha institucionet gjermane.
Pse të zgjidhni shërbimet e mia?
Njohje zyrtare: Përkthimet e mia pranohen nga të gjitha zyrat e gjendjes civile (Standesamt), gjykatat, policia dhe zyrat e emigracionit në të gjithë Gjermaninë.
Përvojë akademike: Ish-lektor në Universitetin LMU Mynih dhe autor i fjalorëve profesionalë (ekonomi & drejtësi).
Kompetencë ekonomike: Si ekonomist i diplomuar, kuptoj jo vetëm gjuhën, por edhe përmbajtjen e dokumenteve tuaja bankare dhe tregtare.
Shërbimet kryesore:
1. Përkthime me vulë (dokumente zyrtare)
Përkthim i legalizuar (certifikuar) për të gjitha dokumentet tuaja:
Certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje.
Dëshmi penaliteti dhe dëshmi e aftësisë së martesës (Ledigkeitsbescheinigung).
Patentë shoferi dhe dokumente automjeti.
Diploma shkolle, universiteti dhe certifikata profesionale (për njohje - Anerkennung).
2. Përkthime në fushën e biznesit dhe drejtësisë
Kontrata pune, kontrata shit-blerjeje dhe akte noteriale.
Vendime gjyqësore (p.sh. vendime divorci).
Bilance, pasqyra financiare dhe dokumente bankare.
3. Shërbim Interpretimi (Përkthim me gojë)
Ju shoqëroj personalisht si përkthyes i autorizuar në:
Zyrën e gjendjes civile (Standesamt - për lidhje martese apo njohje atësie).
Takime te noteri apo në gjykatë.
Takime zyrtare në zyrat e shtetit.
Besojini eksperiencës së profesionalistëve
Ekspertizë e dokumentuar me botime
Thellësia e njohurive të mia profesionale dëshmohet përmes punës sime si autor fjalorësh profesionalë. Veprat e mëposhtme janë botuar në Gjermani dhe shërbejnë si referencë për profesionistët e fushës:
Fjalor ekonomik: Gjermanisht–Shqip / Shqip–Gjermanisht (Wirtschaftswörterbuch Deutsch – Albanisch, Helmut Buske Verlag, Hamburg, 2005
Fjalor juridik: Gjermanisht–Shqip / Shqip–Gjermanisht (Rechtswörterbuch Deutsch – Albanisch, Albanisch – Deutsch, Helmut Buske Verlag, Hamburg, 2008)
Fjalor i terminologjisë bankare: Gjermanisht–Shqip / Shqip–Gjermanisht (Kleines Lexikon der Bankterminologie, Deutsch-Französisch – Italienisch – Englisch – Albanisch, Grin Verlag, München, 2005
Këto botime vërtetojnë përkushtimin tim për saktësi terminologjike dhe korrektësi profesionale.
Si mund të më kontaktoni? Shumë i thjeshtë:
Dërgoni dokumentin: Më dërgoni një foto ose skanim të dokumentit me WhatsApp ose E-Mail.
Merrni ofertën: Pas parjes se dokumenteve do t'ju kthej përgjigje menjëherë me çmimin dhe kohën e kryerjes.
Marrja e përkthimit: Përkthimin mund ta merrni me postë në shtëpinë tuaj ose ta merrni personalisht në Olching (afër Mynihut).
👉 DREJTËSI 👉 EKONOMI 👉 PËRKTHIME TË LEGALIZUARA 👉 NJOHJE E PROFESIONIT