... damit wir uns besser verstehen.
Keni përfunduar studimet ose shkollën (profesionale) në Shqipëri, Kosovë ose në Maqedoninë e Veriut dhe dëshironi të punoni në Gjermani? Procesi i njohjes së diplomës kërkon përkthime zyrtare dhe të sakta që pranohen pa rezervë nga institucionet gjermane. Unë ju ndihmoj që rruga juaj profesionale në Gjermani të jetë e suksesshme.
Shërbimet e mia:
Diploma dhe dëftesa: Të të gjitha niveleve (Shkollë e mesme, fakultet, Master).
Lista e notave: Pasqyrim i saktë i lëndëve dhe krediteve (ECTS).
Licencat profesionale: Për mjekë, infermierë, inxhinierë dhe zejtarë (Handwerker).
Dokumente pune: Vërtetime përvoje dhe kualifikime shtesë.
Pse përkthimi bën dallim?
Zyrat e njohjes së diplomave (Anerkennungsstellen) i kushtojnë rëndësi të madhe pasqyrimit korrekt të përmbajtjes së studimeve. Si ish-lektor në Universitetin LMU të Mynihut dhe ekonomist i diplomuar (FH), unë i njoh me detaje të dyja sistemet arsimore. Unë kujdesem që kualifikimet tuaja të barten saktë në sistemin gjerman, me qëllim që të shmangen pyetjet shtesë apo paqartësitë nga ana e autoriteteve.
Avantazhet tuaja:
✅ Njohje zyrtare 100%: Përkthime të betuara që pranohen kudo në Gjermani.
✅ Saktësi terminologjike: Përdorimi i termave korrektë juridikë dhe ekonomikë.
✅ Kursim kohe: Shmangni vonesat që vijnë nga përkthimet e pasakta.
✅ Përvojë gjermane: Ekspertizë nga një ish-lektor i LMU-së.
👉 Më kontaktoni tani me e-mailit ose WhatsApp për një ofertë
👉 DREJTËSI 👉 EKONOMI 👉 PËRKTHIME TË LEGALIZUARA 👉 NJOHJE E PROFESIONIT